Berisha: Evropa, interes të madh për suksesin ekonomik të Shqipërisë

Sali Berisha
Kryeministri Sali Berisha ashtu siç çdo fillim jave ka zhvilluar mbledhjen me grupin parlamentar të Partisë Demokratike. E sa herë kjo mbledhjen vjen pas ndonjë vizite të tij jashtë vendin, në mbledhjen nuk flitet për gjë tjetër veçse për mbresat dhe takimet që Berisha ka zhvilluar.
Në këtë rast, kreu i PD-së vinte pas një vizite në Francë ku mori pjesë në samitin e Partive Popullore Evropiane. Në fjalën e tij Berisha i dha rëndësi takimit që ia zhvilloi me homologun e tij Frances, Francois Fillon. Edhe pse Franca ka një sistem qeverisës gjysmë-presidencial, Berisha nuk u takua me Presidentin Nikola Sarkozi.
Berisha tha se në takimin me kryeministrin e Francës por edhe në samitin e PPE-së, liderë të vendeve të ndryshme të Evropës kishin shprehur interes për suksesin ekonomik të Shqipërisë.
Është bërë kudo i njohur suksesi ekonomik i Shqipërisë. Gjithashtu dhe potenciali i saj energjetik dhe turistik. Të gjitha këto së bashku janë historike. Ka interes dhe vlerësim të madh për modelin e saj ekonomik dhe potencialet e saj, u shpreh Berisha para deputetëve të PD-së.
Kreu i qeverisë edhe pse tani ekziston një klime e qetë politike si dhe nisjen e reformave të përbashkëta mes mazhorancës dhe opozitës, ai nuk la pa përmendur bllokimin e integrimit për të cilën i kishte treguar edhe Fillonit.
E njoha me bllokimin që i bëri opozita shqiptare me një rast unik në Evropë të këtij procesi. Kjo u bë me idenë se me këtë do mund të dëmtojë qeverinë por dëmtoi bllokimin e marrjes së statusit. Ndërsa tani punon normalisht në parlament. Nga ana tjetër qeveria shqiptare do të bëjë gjithçka ka në dorë për të përmbushur detyrimet për procesin e integrimit, u shpreh kreu i PD-së.
Redaksia OnLine Florenc Stafa