E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhurata e padëshiruar e festave të fundvitit

Festat e fundvitit duhet të jenë një prej periudhave më të lumtura të vitit, por pikërisht gjatë këtyre ditëve, një dhuratë e padëshiruar mund të na trokasë në derë: depresioni.

Për këtë ngul këmbë doktor Erik Nelson, profesor i psikiatrisë dhe sjelljes, i specializuar në fushën e depresionit në departamentin e Shëndetit Psikiatrik në Universitetin e Kalifornisë.

Gjatë kësaj periudhe të vitit, ditët janë të shkurtra dhe mungesa e dritës natyrore në orët e pasdites mund të influencojë tek gjendja shpirtërore e disa personave, duke shkaktuar rënie të humorit. Edhe festat e fundvitit mund të ndikojnë në depresion. Disa njerëz mund të kenë kujtime të dhimbshme të lidhura me humbjen e njerëzve të dashur apo të një fëmijërie jo të lumtur. Këto kujtime mbajnë të vetvete një domethënie emotive dhe psikologjike dhe periudha e festave shërben për ti rikthyer, shpjegon ai.

Për këtë, këta persona kanë nevojë për një mbështetje të veçantë. Sipas Nelson, është shumë  e rëndësishme të përcaktohet qartë se çfarë e ka shkaktuar ndryshimin e gjendjes shpirtërore para se të përcaktohet mënyra e trajtimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›