Australi, juristët luajnë në gjyq
Gjykatësi i Gjykatës së Sidneit, në Australi, ka anuluar një proces për shkak të lojës sudoku.
Disa anëtarë të jurisë, në vend që të dëgjonin me kujdes çështjen, ia kishin dedikuar plotësisht vëmendjen dhe kohën e tyre lojës sudoku, një lojë e famshme aritmetike për të kaluar kohën e lirë. Pas 66 ditësh procedurash është zbuluar se pesë anëtarë i ishin dedikuar lojës të paktën gjysmën e kohës që kishte zgjatur procesi. Për të vërtetuar dyshimet e gjykatësit të parë, kanë qenë dëshmitarë disa anëtarë të tjerë të jurisë. Disa prej tyre nuk po shkruanin horizontalisht, por vertikalisht. Nga verifikimi u pa se ato nuk mbanin aspak shënime për dëshmitë dhe gjyqin, por po plotësonin kuadratet e lojës së famshme sudoku. Procesi që zgjaste prej dy muajsh u ka kushtuar taksapaguesve australianë një milion dollarë. Tashmë, nis procedura e re me anëtarë të tjerë jurie.