E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja s’fal, biletë për në çerekfinale

Kombëtarja e Spanjës arriti të kalojë me sukses sfidën e vështirë përballë Suedisë, pavarësisht se u detyrua të vuante deri në fund. 

 Djemtë e trajnerit Aragones e nisën mjaft mirë lojën, duke vënë në presion kundërshtarin me aksione të shpeshta, ndërkohë që arritën të gjejnë edhe rrugën e rrjetës mjaft shpejt. Ka qenë sulmuesi Fernando Torres, ai që devijoi saktë për në portë një kros të David Silvës, duke i dhënë avantazhin kombëtares së tij në minutën e 15-të. Gjithsesi, për Spanjën nuk ishte gjithçka aq e thjesht sa u duk në fillim. Suedia arriti të fitojë terren në fushën e lojës, duke e vënë mjaft herë në vështirësi Spanjën dhe për më tepër arriti të shkojë në dhomat e zhveshjes në barazim. Ka qenë sërish ylli i Kombëtares suedeze, Zlatan Ibrahimoviç, ai që me klasin e tij barazoi gjithçka, duke gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 34-t. Ndërkohë, 45-minutëshi i dytë i lojës ishte disi më i ekuilibruar, pasi të dyja skuadrat u munduan të ishin sa më të kujdesshme në lojën e tyre, duke iu trembur mundësisë për të pësuar gol. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë që Spanja nuk mund të fitonte. Ka qenë goleadori i kombëtares së drejtuar nga Luis Aragones, David Vila, ai që i dhuroi tri pikë shumë të rëndësishme skuadrës së tij. Pas një krosi të mrekullueshëm, futbollisti që aktivizohet te Valencia arriti të mposhtë mbrojtjen kundërshtare, duke u treguar i saktë para portës, pikërisht në minutën e 92-të të lojës. Për të, ky ishte dhe goli i katërt personal në evropian, duke qenë në krye të renditjes së golashënuesve dhe duke pasur mjaft shanse për të fituar “Këpucën e Artë”. Spanja ka arritur të sigurojë kualifikimin për në çerekfinalet e Evropianit, ndërkohë që në raundin tjetër do të përballet me skuadrën që do renditet në vendin e dytë, në Grupin C, saktësisht njëra midis Rumanisë, Italisë dhe Francës. Kombëtarja e Spanjës merr pjesë në Evropian si një ekip favorit për të fituar dhe në fakt ka bindur me formën e treguar në dy ndeshjet e para, ku ka marrë maksimumin.
Greqi-Rusi 0-1
Kampionët në fuqi të Evropës, Greqia i jep fund një ëndrre që mbizotëroi për katër vite më radhë. Pikërisht katër vite më parë, helenët triumfuan në Kampionatin evropian, duke qëndruar me statusin e kampionit dhe deri ditën e djeshme shpresonin se mund të ruanin një kurorë të tillë. Por, në fakt, Greqia as nuk arriti të ruajë disi shkëlqimin, pasi nuk mundi të kalojë dot fazën në grupe. Mjaftuan dy ndeshje që skuadra e trajnerit Oto Rehagel të mësojë fatin e vet. Pasi u mund në ndeshjen e parë nga Suedia, në të dytën grekët u mundën sërish me rezultatin 1-0, por këtë herë nga Rusia. Një ndeshje me ritëm të lartë dhe me raste të shumta për shënim, sidomos për djemtë e Gus Hidink. Ka mjaftuar foli i Zirianov në minutën e 33-të të lojës për të mbajtur gjallë shpresat e rusëve për një kualifikim të mundshëm për në çerekfinalet e Euro 2008. Në kuotë të barabartë pikësh me Suedinë, Rusia do të kërkojë të fitojë pikërisht ndaj rivalëve direkt për kualifikim, ndërkohë që as barazimi nuk u bën punë, duke qenë se kanë golavarazh më të keq se ekipi i trajnerit Lars Lagerbak.

Suedi – Spanjë  1-2

Golat: Ibrahimoviç 34’ / Torres 15’, Vila 92’
Suedia (4-4-2): Isakson, Stor, Melberg, Hanson, Nilson, Elmander (S.Larson 79’), Svenson, Anderson, Ljungberg, Ibrahimoviç (Rosenberg 46’), H.Larson (Kallstrom 87’)
Trajner: Lars Lagerbak
Spanja (4-4-2): Kasiljas, Ramos, Pujol (Albiol 24’), Marçena, Kapdevila, Iniesta (Kazorla 59’), Sena, Ksavi (Fabregas 58’), Silva, Vija, Torres
Trajner: Luis Aragones
Kartonë të verdhë: Svenson, Marçena
Gjyqtar: Pieter Vink
Spektatorë: 30,732

Greqi – Rusi  0-1

Goli: Zirianov 33’
Greqia (4-3-2-1): Nikopolidis, Seitaridis (Karagunis 40’), Qiriakos, Dellas, Torosidis, Katsuranis, Basinas, Patsatsoglu, Haristeas, Amanatidis (Janakopulos 79’), Liberopulos (Gekas 60’)
Trajner: Oto Rehagel
Rusia (4-1-4-1): Akinfejev, Aniukov, Ignasheviç, Kolodin, Zhirkov (Berezutski 88’), Semak, Torbinski, Zirianov, Semshov, Biljaledinov (Saenko 69’), Pavliuçenko
Trajner: Gus Hidink
Kartona të verdhë: Liberopulos, Karagunis/Torbinski, Saenko
Gjyqtar: Roberto Roseti
Spektatorë: 31,063

15 Fituesit e Carlsberg Player

1. Tomas Ujfalushi (Çeki)
Zvicër-Çeki 0-1:
Kapiteni i Çekisë u votua si lojtari më i mirë i takimit hapës së Kampionatit të 13-të Europian të futbollit.

2. Pepe (Portugali)
Portugali-Turqi 2-0:
Mbrojtësi i Portugalisë Pepe e kishte të pamundur të shprehte ndjenjat e tij pas shënimit të golit të tij të parë ndërkombëtar e për t’i dhënë ekipit të Luis Felipe Skolarit fitoren e parë në Euro 2008 kundër Turqisë.

3. Stipe Pletikoza (Kroaci)
Austri-Kroaci 0-1:
Stipe Pletikoza bëri një paraqitje të shkëlqyer në takimin kundër vendit organizator, duke ndihmuar ekipin me pritjet e tij të merrte tri pikët e para kundër Austrisë në Vjenë.

4. Lukas Podolski (Gjermani)
Gjermani-Poloni 2-0:
Sulmuesi i Gjermanisë, Lukas Podolski pranoi se kishte pasur ndjenja të përzjera pas shënimit të dy golave kundër Polonisë, që i dha edhe fitoren e parë Gjermanisë në Euro 2008.

5. Klod Makele (Francë)
Rumani-Francë 0-0:
Klod Makelele këmbënguli më më shumë se kushdo tjetër që Franca të merrte 3 pikët, ndeshje që u mbyll në 0-0, por veterani francez u shpall lojtari më i mirë.

6. Uesli Shnajder (Holandë)
Holandë-Itali 3-0:
Italia pësoi një humbje therëse 3-0 me Holandën. Njeriu që bëri më shumë se kushdo për të frymëzuar portokallinjtë, ishte Shnajder ndër heronjtë e Holandës.

7. Zlatan Ibrahimoviç (Suedi)
Greqi-Suedi 0-2:
Zlatan Ibrahimoviç tha se kishte një “ndjenjë fantastike” t’i jepte fund zbrazësisë së tij të golave ndërkombëtarë me një goditje fantastike, që ndihmoi Suedinë të fitonte 2-0 kundër kampionëve në fuqi të Evropës.

8. David Vija (Spanjë)
Spanjë-Rusi 4-1:
Heroi spanjoll, autori i tre golave në fitoren spektakolare të Spanjës kundër Rusisë, fitoi çmimin si lojtari më i mirë i takimit, pasi bëri paraqitjen më të të jashtëzakonshme në karrierën e tij.

9. Kristiano Ronaldo (Portugali)
Takimi Çeki-Portugali 1-3:
Kristiano Ronaldo pohoi se Portugalia ka shanse të mëdha të fitojë Euro 2008, pasi ylli i Mançester Junaitid morri trofeun e “Lojtarit më të mirë të ndeshjes” së dhënë nga kompania Karlsberg, sponsor zyrtar.

10. Arda Turan (Turqi)
Takimi Zvicër-Turqi 1-2:
Trajneri i Turqisë, Fatim Terim, dëshmoi respektin më të madh për mesfushorin sulmues Arda Turan, kur heroi i fitores së Turqisë kundër Zvicrës mungoi në ceremoninë e dhënies së çmimit, për shkak të kontrollit doping.

11. Luka Modriç (Kroaci)
Takimi Kroaci-Gjermani 2-1:
Luka Modriç nuk ishte midis golashënuesve në fitoren 2-1 t Kroacisë në Grupin kundër Gjermanisë, por kontributi i jashtëzakonshëm, ishte i mjaftueshëm për të fituar çmimin lojtari më i mirë.

12. Roxher Guerreiro (Poloni)
Takimi Austri-Poloni 1-1:
Golashënuesi polak Roxher Guerreiro fitoi çmimin “Carlsber Man of the Match” (Lojtari i ndeshjes pas një “garë të shumë të fuqishme” me portierin Boruc.

13. Andrea Pirlo (Itali)
Takimi Itali-Rumani 1-1:
Fantazisti i Italisë ishte më i mirë në zemrën e mesfushës, duke i siguruar me krijimtarinë e tij një pikë kampionëve të botës në Grupin C.

14. Uesli Sneijder (Holandë)
Holandë-Francë 4-1:
Uesli Sneijder realizoi një tjetër performancë të jashtëzakonshme, të finalizuar me golin e mrekullueshëm, duke dhënë një kontribut të çmuar në fitoren 4-1.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›