“Discovery” takon një UFO
Eshtë folur shpesh për UFO dhe deklarata, kryesisht të fshatarëve nga SHBA se kanë parë fushat e tyre të digjen apo objekte rrethore me shumë drita
të fluturojnë mbi kokat e tyre, por këto rrëfime nuk bëjnë më përshtypje. Përshtypje të bën kur vetë NASA deklaron se anija e saj “Discovery” ka hasur në hapësirë një objekt të paidentifikuar, i cili kishte edhe një lloj bishti. Ekuipazhi i anijes kozmike tashmë po heton mbi identifikimin e kësaj mase në hapësirë. Sipas disa ekspertëve, në të vërtetë mund të bëhet fjalë edhe për një masë të akullt. Sipas asaj që referon NASA, ekuipazhi i anijes ka ndjerë një si goditje kundrejt timonit. “Discovery” parashikohet të rikthehet në tokë shumë shpejt. Dhe janë të shumtë njerëzit që presin dëshmitë reale të pjesëtarëve të ekuipazhit mbi atë që kanë parë në qiell dhe nëse është identifikuar ajo që panë.