Donadoni: Marko, më jep garanci!
Korrektësi dhe ndershmëri. Kjo është ajo çfarë Roberto Donadoni pret nga skuadra e Holandës për ndeshjen e fundit ndaj Rumanisë.
Tashmë të gjithë tifozëve italianë u mbetet vetëm të shpresojnë në një ndihmë të Van Bastenit, lojtarët e të cilit presin “urdhrin” për të zhvilluar të njëjtat paraqitje si ndaj kampionëve e nënkampionëve të botës, edhe ndaj formacionit të Piturkës, ose të paktën një barazim.
Apeli
“Për të qenë i sinqertë, nuk e di me saktësi se cila do të jetë politika që Holanda do të ndjekë në ndeshjen e fundit kundër Rumanisë, - shprehet në intervistën e ditës së djeshme, trajneri i Kombëtares italiane. – Nëse më pyesni për trajnerit e “Tulipanëve”, Van Basten, mund të them se është nga personat më korrekt dhe ambicioz që njoh. Në këtë mënyrë, shpresoj shumë te korrektësia dhe ndershmëria e punës së tij”, vazhdon Donadoni. Drejtuesi i pankinës së kampionëve të botës shpreh sigurinë se Van Basten nuk do t’i lëshojë rrugë Kombëtares së Viktor Piturkës, ndonëse është shumë e sigurt se ish-sulmuesi i Milanit të Arrigo Sakit do t’i japë shumë hapësirë zgjedhjeve të dyta të tij, apo më saktë shumë prej lojtarëve të ashtuquajtur rezervë të “Tulipanëve”.
Franca
Gjithsesi, të shpresojë te Holanda nuk shpëton aventurën e italianëve, pasi edhe nëse “portokallinjtë” bëjnë detyrën e tyre kundër rumunëve, skuadra e Roberto Donadonit duhet të bëjë të pamundurën për të siguruar fillimisht suksesin kundër Francës së Rajmond Domenekut, e cila nuk shihet si një objektiv shumë i thjeshtë për t’u arritur: “Pavarësisht sigurisë që më ofron Van Basteni mbi sfidën e tyre kundër Rumanisë, fillimisht duhet që ne të bëjmë detyrën kundër Francës dhe më pas të presim rezultatin final të sfidës tjetër të grupit, - thekson Doandoni, i cili për ndeshjen e fundit ndaj “gjelave” mendon të hedhë në fushë që nga minuta e parë Antonio Kasanon. – Në të dyja sfidat e para, Antonion e kam hedhur në fushë si rrjedhojë e gjendjes së shkëlqyer fizike që gëzon momentalisht. Ai në vend të Del Pieros? Për të më pyetur mbi diçka të tillë, duhet të keni një ndërgjegje të fortë, pasi keni qenë ju, që fillimisht keni kërkuar me ngulm Del Pieron, ndërkohë që në të njëjtën mënyrë, tani kërkoni Kasanon”, përfundon deklaratën e tij për shtyp, trajneri i Italisë, Roberto Donadoni.
Holanda në kor: S’falim askënd!
Shtatë gola në dy ndeshje ka realizuar Holanda e Marko Van Bastenit. “Tulipanët” kanë arritur t’i shënojnë tre gola kampionëve të botës në fuqi, si dhe katër Francës, favorite për të fituar Euro 2008. Situata e krijuar në Grupin C ka shtyrë trajnerin e francez Rajmond Domenek të shprehet se Holanda kundër Rumanisë do luajë me rezervat”. Deklaratë të cilën e ka përgënjeshtruar menjëherë trajneri Marko Van Basten: “Kualifikimi i arritur nuk do ndryshojë asgjë. Ndeshjen kundër Rumanisë, do ta përgatitim në të njëjtën mënyrë siç bëmë ndaj Francës e Italisë”.
Adrian Mutu: Penalltia? Bravo Bufon
Sulmuesi i Rumanisë, Adrian Mutu, ka shënuar një gol, gjithashtu ka gabuar edhe një penallti në ndeshjen kundër Italisë. Në këtë mënyrë sulmuesi rumun u ka mohuar kualifikimin e mundshëm shokëve të tij, dhe shpreh keqardhje për këtë: “Ndihem shumë keq për penalltinë e gabuar, sepse nëse do shënoja do kualifikoheshim automatikisht. Personalisht e kam përgëzuar Bufonin për pritjen që bëri, pasi vetëm falë zotësisë së tij topi nuk shkoi në rrjetë. Nuk mund të sulmosh me forca të shumta skuadrat e mëdha, pasi në këtë mënyrë për ne do ishte fundi”.