Gruevski: Qeveria edhe pa shqiptarë
Kryeministri maqedonas ka paralajmëruar një ditë para zgjedhjeve se nëse në zonat shqiptare, ku rivotohet, do të ketë përsëri incidente, qeveria do të përgjigjet me mjetet e duhura dhe partitë që kanë lidhje me to do të përjashtohen nga kabineti.
“Qeveria mund të qëndrojë edhe pa përfshirjen e partive shqiptare në të”, ka deklaruar kryeministri maqedonas duke e parë këtë kërcënim si mënyrën e duhur për të nxitur aktivistët shqiptarë të qëndrojnë larg incidenteve të dhunshme si ato të 1 qershorit. Ndërkohë, masat e sigurisë dhe angazhimi politik në Maqedoni sot është në kulmin e tij pas paralajmërimeve të shumëfishta nga ndërkombëtarët se këto zgjedhje kërcënojnë seriozisht udhën e së ardhmes së Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Gruevski ka theksuar para zgjedhjeve se, ato duhet të kryhen në mënyrë korrekte dhe të shprehin vullnetin e lirë së të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. “Më 1 qershor individë në disa pjesëve të Maqedonisë i shkaktuan turp vendit me dhunën që u promovua në vendvotime në dhjetë komuna. Kjo i shkaktoi dëm të madh Maqedonisë, të cilën më 15 qershor ka shanse ta korrigjojë”, ka cituar Gruevski. Ai ka kërcënuar se: “Nëse individë apo grupe, parti apo politikanë tentojnë ta përsërisin skenarin e 1 qershorit, institucionet e sistemit janë të gatshme të veprojnë në mënyrë energjike. Të gjithë aktivistët e partive, të cilat mendojnë përsëri të bëjnë incidente do të arrestohen dhe penalisht. VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” nuk do të hyjë në koalicion me partinë, e cila do të fitojë mandat jo të rregullt në Parlament, madje edhe sikur të mos kenë partner shqiptar”, theksoi kryeministri maqedonas. Gruevski ka porositur qytetarët maqedonas, në një apel drejtuar sidomos shqiptarëve të Maqedonisë, se qeveria dhe institucionet shtetërore sot do të qëndrojnë prapa qytetarëve nga të gjitha komunitetet etnike dhe do të kundërshtojë ashpër çdo përpjekje, të cilësdo partie politike, për të privuar nga liria qytetarët e saj.
OSBE, thirrje për zgjedhje të sigurta
Kreu i misionit vëzhgues të OSBE-së në Maqedoni, ambasadori Xhorxho Radikati u ka bërë thirrje autoriteteve maqedonase dhe partive politike në këtë vend që, në rivotimin më 15 qershor të krijohet atmosferë zgjedhore e sigurt dhe e lirë. “Misioni i OSBE-së në Shkup pajtohet me përpjekjet e Maqedonisë për sigurimin e rrethinës së sigurt në mënyrë që qytetarët të mund ta japin votën e tyre në liri demokratike. Jemi të sigurt se autoritetet bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre dhe i fokusojnë përpjekjet e tyre më të mëdha që të evitohet përsëritja e dhunës dhe presioneve, siç ndodhën më 1 qershor dhe rezultuan me prishjen e shumë votave dhe lëndimin e shumë njerëzve”, theksoi Radikati. Vëzhguesit e OSBE-së do të jenë të pranishëm në monitorimin e situatës së sigurisë dhe respektimit të standardeve demokratike të votimit në qarqet ku do të mbahet rivotim. Kreu i OSBE-së në Maqedoni shtoi se shpreson që qytetarët në tërësi do ta realizojnë të drejtën e votës më 15 qershor, në atmosferë zgjedhore të sigurt dhe të lirë.
Incident në Mitrovicë, plagoset një polic
Një polic është plagosur në zonën jugore të Mitrovicës pas hyrjes në rajonin e policisë së një agresori, i cili ka nisur të qëllojë në drejtim të policëve. Më pas, oficerët e SHPK-së janë kundërpërgjigjur dhe kanë qëlluar në drejtim të agresorit ende të panjohur rreth të 40-ve. Nga plagosjet ai është dërguar në spital, ku ka humbur edhe jetën. Agresori ka hyrë në rajonin e policisë i vendosur në Mitrovicën jugore, (në pjesën e banuar më së shumti nga shqiptarët) dhe është hequr si shurdh memec, duke kërkuar ndihmë nga autoritet e policisë së Kosovës dhe menjëherë më pas, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar pa shkak në drejtim të tyre. Agresori nuk kishte dokumente identifikimi me vete dhe nuk është bërë ende e ditur cili është ai dhe pse ka ndërhyrë në mënyrë të çuditshme në rajonin e policisë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:40 të mëngjesit të djeshëm. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i SHPK-së Veton Elshani, i cili ka shtuar se polici i plagosur është jashtë rrezikut për jetën.
Ahmeti: Pa shqiptarët në qeveri, Maqedonia në krizë të thellë
Kryetari i partisë më të madhe shqiptare në Maqedoni, BDI, Ali Ahmeti ka paralajmëruar kryeministrin maqedonas, Nikola Gruevski, se në rast se në koalicionin qeverisës nuk do të ketë një parti shqiptare, vendi do të futet në një krizë të thellë. Në një intervistë dhënë gazetës më të madhe në Greqi, “Ta Nea”, Ahmeti ka deklaruar se nëse në kabinetin qeveritar nuk përfaqësohet edhe vullneti i pjesës më të madhe të shqiptarëve (që përbëjnë mbi 25 për qind të popullsisë), qeveria nuk mund të funksionojë dhe nuk do të ketë jetëgjatësi”. Ahmeti ka rënë dakord me qëndrimin e kryeministrit për të dënuar kriminelët, por sipas tij, nuk mund të pranohet që një grup kriminelësh të shkatërrojnë imazhin e shqiptarëve në të gjithë vendin. Ahmeti ka kujtuar se ka qene pikërisht partia e tij që ka pësuar presion gjatë zgjedhjeve të 1 qershorit, por edhe 1-mujorit të fushatës zgjedhore. “Jemi shprehur që në fillimet tona për zgjedhje të lira, në një shtet që aspiron të bëhet anëtar i NATO-s dhe i BE-së. Ne jemi fitues dhe si të tillë Gruevski duhet të na përfshijë në koalicionin qeveritar dhe të mos përsërisë gabimin e vitit 2006”, citon gjatë intervistës Ahmeti.