E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wikileaks Assange Faqja nuk do te mbijetoje

Faqja e publikimit të lajmeve sekrete Wikileaks nuk mund të mbijetojë për shkak të mungesës së fondeve.

Lajmin e ka bërë të ditur themeluesi i saj Julian Assange në një intervistë për radion franceze “Europe 1”.

“Paraja e donatorëve nuk mund të vijë, pasi të gjithë llogaritë tona janë bllokuar”, është shprehur Assange.

“Por do të përpiqemi të mbijetojmë”, shtoi ai.

Themeluesi i Wikileaks gjendet në Britani në liri me kusht në pritje të vendimit për ekstradimin në Suedi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›