Obama Franca aleati yne me i mire

Sipas interpretimit të së përditshmes britanike “Daily Mail”, fjalët përbëjnë një goditje të madhe për Britaninë, që prej kohësh ka gëzuar statusin e marrëdhënieve të privilegjuara me SHBA-në.
Deklarata e dhënë gjatë një vizite të presidentit Sarkozy në Shtëpinë e Bardhë konfirmon bindjen e Londrës se Obama ka më pak interes se të gjithë liderat e mëparshëm amerikanë në raportet me Britaninë.
”Nuk kemi asnjë mik më të mirë se sa Nicolas Sarkozy dhe populli francez”, u shpreh Obama gjatë pritjes, pavarësisht se Britania ka pothuajse shtatë herë më shumë trupa se sa Franca në Afganistan.
Nile Gardiner, dikur një këshilltar i Kryeministres Margaret Thatcher deklaroi: “Një prononcim i tillë nga presidenti Obama na krijon një pikëpytje se me çfarë matësi i llogarit Shtëpia e Bardhë marrëdhëniet e jashtme. Se çfarë ka bërë Parisi për të merituar këto lëvdata mbetet e paqartë për ne”.