E Shtunë, 31 Tetor 2026

PE Me shume per demokracine

Eurodeputetja Ulrike Lunacek ka vlerësuar se edhe në procesin e rivotimit të 9 janarit janë vërejtur shumë parregullësi dhe manipulime.

Lunacek ka deklaruar se në Kosovë janë zhvilluar dy palë zgjedhje, të cilat sipas saj kanë dëmtuar rëndë imazhin e shtetit të ri.

Eurodeputetja është shprehur se Kosova duhet të bëjë më shumë përpjekje për demokracinë, ndërsa liderët e saj të tregojnë se kanë vullnet për të ndryshuar gjërat.

“Më vjen keq ta them, por në këto dy palë zgjedhje u dëmtua rëndë imazhi i Kosovës dhe ky fakt mund të ndikojë negativisht në hapat që Kosova duhet të ndjekë drejt BE-së”, ka pohuar Lunacek.

Eurodeputetja austriake ka sqaruar se të dielën ka qëndruar në Drenas, ndërsa në Skënderaj kolegia e saj, Jutta Seinrisk.

Të dyja ato kanë konstatuar mjaft parregullësi dhe kanë shprehur shqetësimin për mashtrimet zgjedhore dhe kërcënimet që janë bërë gjatë procesit në këto dy komuna.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›