E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australi, lihet i lirë ish-talebani

David Hiks, i njohur tashmë si "talebani australian", ish i burgosur në Guantanamo, është lënë tashmë krejt i lirë nga policia e vendit të vet. Militanti islamik kaloi më shumë se pesë vite në burgun e Guantanamos pa dalë para gjyqit, deri në çastin që pranoi se kishte siguruar mbështetje për llogari të Al-Kaedës. Në këmbim të pranimit të përfshirjes me këtë organizatë Hiks u lejua në vitin 2007 të kryente nëntë muajt e mbetur të dënimit në një burg australian.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›