Policia ruse shpërndan me forcë një protestë
Forcat e ndërhyrjes së shpejtë ruse shpërndanë me forcë një demonstratë të nisur në sheshin kryesor të Vladistokut, qytet në pjesën lindore të Rusisë. Rreth 500 demonstrues qenë grumbulluar në qendër për të protestuar mbi një taksë të re të vendosur nga autoritetet qeveritare mbi makinat e prodhimeve të huaja. Dëshmitarët okularë treguan se pjesëtarët e forcave të ndërhyrjes së shpejtë ushtruan dhunë mbi protestuesit, dëmtuan pajisjet e trupave televizive dhe arrestuan disa dhjetëra protestues.
Vladistoku është një prej disa qyteteve (demonstrime janë shënuar edhe në qytetet të tjera) të varur ekonomikisht në masë të madhe nga veturat e importuara nga Japonia. Kritikët e kësaj mase të qeverisë thonë se taksa e re mund t‘i rriste deri me 50 për qind çmimet e automjeteve të importuara nga Japonia. Taksa e re ka për qëllim nxitjen e konsumatorëve rusë të blejnë prodhimet e industrisë së brendshme automobilistike në vend të makinave më të lira nga Japonia.
Sipas asaj që bëjnë me dije mediat lokale, protestat kundër taksës së re kanë nisur një javë më parë dhe janë zhvilluar edhe në të paktën nëntë qytete të tjera në lindje të Rusisë.
Pjesa më e madhe e demonstruesve u shpërnda nga forcat speciale, bëri me dije radio e pavarur ruse "Ekho Moskvi".
Dëshmitarët thanë se disa qindra vetë të grumbulluar në qendër të Vladistokut po kërcenin e këndonin dhe se demonstrimi qe paqësor e pa përmbajtje politike. Thanë gjithashtu se disa prej tyre kishin hedhur parulla kundër Kryeministrit Vladimir Putin. Protestuesve iu kërkua nga forcat e policisë të shpërndaheshin nën justifikimin se demonstrata qe e paautorizuar. Pas kësaj nisën arrestimet nga ana e forcave speciale. Njerëzit u shoqëruan nëpër furgonë të vendosur aty pranë.
U ndalën nga policia edhe disa gazetarë, u mësua përmes raporteve të ndryshme se disa gazetarë qenë goditur, ndërkohë që janë dëmtuar nga ana e policisë edhe disa pajisje trupash xhirimi. "Hynë me shpejtësi mes turmës dhe nisën të shtrinin njerëzit përdhe, pastaj nisën t‘i shoqëronin drejt furgonëve", tha për mediat ruse protestuesi Jevgeni Makarov. "Kujtdo që kundërshtonte i përdridheshin krahët apo goditeshin me forcë nga policët. Por shumë pak njerëz u futën nëpër furgonë, u çuan deri pranë tyre dhe u lanë të lirë".
Një grua 62-vjeçare që qe e pranishme gjatë demonstratës tha se policët kishin ndaluar edhe kalimtarët. "Nisën të merrnin njerëz pa u dhënë asnjë shpjegim", tha gruaja.
Riçard Galpin, gazetari i BBC-së në Moskë tha se protestat mbi taksën e re qenë nxitur edhe më tej nga vështirësitë e shumta ekonomike me të cilat përballen sot rusët. Por vërejti se protesta të tilla, në një vend që qeveriset nga lidershipi i vet me dorë të fortë, janë vërtet diçka e rrallë dhe e pazakontë.