Iran, mbyllen zyrat e nobelistes
Nobelistja Shirin Ebadi, mbrojtësja e njohur e të drejtave të njeriut, u mbajt për një kohë të shkurtër në gjendje arresti teksa autoritetet iraniane ushtruan kontroll dhe mbyllën pa caktuar afat zyrat e saj në Teheran. Sipas asaj që i rrëfeu vetë mbajtësja e çmimit "Nobel" rrjetit CNN, autoritetet nuk pranuan t‘i jepnin sqarime për kontrollin. Shirin Ebadi sqaroi se qe lënë e lirë shumë pak kohë pas ndalimit dhe se nga stafi i saj nuk qe arrestuar askush tjetër, por që zyrat mbetën të mbyllura