Një "Portret" për kompozitorin Kozma Lara
Kompozitori Kozma Lara, "Artist i Merituar", i përket gjeneratës së krijuesve shqiptarë të muzikës që kanë meritën e madhe të drejtimit të saj në rrugën e profesionalizmit. Krahas Jakovës, Zadesë, Daisë, Zoraqit e Harapit, kompozitori Lara dha kontribute të çmuara për formimin e një tradite të re, traditë e cila nga viti në vit solli një varg zhvillimesh e arritjesh, duke i dhënë formë e identitet të qartë muzikës sonë kombëtare. Kështu, për gati 50 vite, Lara krijoi e vazhdon të krijojë muzikë duke fokusuar profilin e tij individual, sidomos në muzikën e dhomës, krahas lëvrimit të shumë formave e gjinive të tjera, nga kënga e deri te veprat skenike. Rendja mbas gjithë formave, zhanreve e gjinive të muzikës, e ka bërë Kozma Larën të vlerësueshëm si një ndër kompozitorët me dimension të gjerë, krijimtaria e të cilit ka rrjedhur e lëviz natyrshëm në oazin muzikor shqiptar. Koncerti "Portret", i organizuar nga Teatri i Operës, përfshiu vepra të krijuara në kuadrin e hapjes dhe të kulturës sonë muzikore, vepra që për nga struktura, gjuha e mesazhi që përcjellin, dhurojnë një notë të re në krijimtarinë muzikore të kompozitorit, duke e plotësuar e bërë më të larmishëm individualitetin e tij krijues. Në këtë ngjarje muzikore u përfshinë kryesisht vepra vokale, instrumentale dhe për ansambël. Fillimi dhe përfundimi i koncertit u krye nga kori kameral i TKOB-së në drejtimin e dirigjentit të ri Dritan Lumshi. Veç katër koraleve: "Dhe pishat me mall përqafojnë", "Gjarpërushe pikëtore", "Gjurmë e njohjes" dhe " Letër e pa dërguar", kori kameral interpretoi dhe dy përpunime nga muzika popullore: "Ku po shkon moj goce e vogël?" dhe "Si dukat i vogël je!". Në hapësirën midis pjesëve korale, u interpretuan një varg krijimesh instrumentale si: "Meditim"-për violonçel e piano e përcjellë nga violinçelisti G.Belegu, "Sonate" për violinë e piano, e përcjellë nga violinistja S.Piciri, "Sonatën nr.3" për piano interpretuar nga pianistja K.Laco, " Përjetime Kanadeze" interpretuar nga R.Ciko. Të katër solistët: Piciri, Ciko, Laço e Belegu, kishin vlerësuar maksimalisht përgjegjësinë për interpretimin e këtyre veprave. Serioziteti i lojës së tyre arriti të krijojë emocione mbresëlënëse te dëgjuesit në sallë. Të katër këto vepra shquhen për natyrshmëri të thurjes kompozicionale, melosin e pasur, e në veçanti veprat për piano, për "plotësinë" e specifikave të instrumentit. Në vazhdim të mbrëmjes muzikore u interpretuan dy romanca vokale: "Isker bukurie" me poezi të Lasgush Poradecit dhe "Rrjedhin e shkojnë vargjet e mia" me poezi të A.Bllok. Të dyja këto romanca, të interpretuara nga sopranot S.Frashëri e E.Palushaj, krijuan befasi te dëgjuesit jo vetëm për nga mjeshtëria interpretative e artistëve, por dhe për nga gjetjet emocionalisht në përputhje të plotë me poezitë që kish arritur të realizonte kompozitori. Uniteti i ndërsjellët muzikë-poezi te romancat e Kozma Larës, është shprehje e një profesionalizmi të thellë e i një eksperience të gjatë në lëvrimin e kësaj gjinie. Në dy kulminacionet e mëdha të mbrëmjes muzikore "Portret", ishin vendosur dy vepra të muzikës së dhomës: "Improvizim"-trio për flaut, violonçel e piano, dhe "Kuartet harqesh nr.2". Në morinë e veprave të kompozitorit për ansamble dhome, këto dy vepra për t‘u përzgjedhur si të veçanta, e kanë vënë në vështirësi autorin, mbasi prodhimtaria e tij për këto forma e gjini është tepër e gjerë.
Në trion "Improvizim" për flaut, violonçel e piano të tri artistët interpreto: E.Rudi,G.Belegue M.Gjollma, arritën të realizojnë një "sinkron" të plotë të lojës në ansambël. Veçanërisht, pianisti i ri M.Gjollma, që sapo ka filluar karrierën në skenën muzikore shqiptare mbas kryerjes së studimeve në Gjermani, me lojën e tij të pjekur arriti të vendosë ekuilibrat e duhur me flautistin Rudi e violonçelistin Belegu e në përfundim të interpretimit të trios, që të tri artistët realizuan saktë teknikisht e emocionalisht përcjelljen e veprës te dëgjuesit. Kuarteti harkor i orkestrës së RTSh-së i përbërë nga B.Ristani, E.Krasniqi, A.Kola e A.Prosi, me pjesëmarrjen në këtë mbrëmje muzikore, na bën me shpresë se ky formacion muzikor në drejtimin e violonçelistit Prosi, rrugën e nisur po e vazhdon duke thelluar ende më tej mjeshtërinë interpretative. Realizimi i mbrëmjes muzikore "Portrer" me vepra të përzgjedhura nga krijimtaria e kompozitorit Lara, "Artist i Merituar", krahas nderimit që i bën autorit, është dhe një nderim që TKOB-ja i bën muzikës kombëtare. Vëmendja që tregon ky institucion për krijimtarinë muzikore shqiptare është gjithashtu shprehje e vlerësimit për gjeneratën që dha kontribute të çmuara për formësimin e muzikës kombëtare, gjeneratën në të cilën kompozitori Kozma Lara ka një protagonizëm të veçantë. Kozma Lara "Artist i merituar", ka lindur në qytetin e Durrësit më 1930, u shkollua për piano në liceun artistik "J.Misja", duke vazhduar më vonë për kompozim në konservatorin "P.I.Tschaikowsky" në drejtimin e prof. S.A.Ballasanian, e më vonë në Konservatorin e Tiranës në drejtimin e prof. Ç.Zadeja,të cilin e përfundon në 1964-ën. Për gati 50 vite ai punon e krijon duke dhënë një kontribut të çmuar jo vetëm në rrafshin krijues, por dhe si pedagog, publicist e studiues. Cilësitë e tij si pianist ai ka ditur t‘i shfrytëzojë natyrshëm duke iu përkushtuar krijimtarisë për këtë instrument.
Pa dyshim që Lara është më produktivi më i plotë e më specifik në krijimin pianistik kombëtar. Krahas krijimtarisë pianistike, profili i tij është i fokusuar denjësisht dhe në muzikën e dhomës e në atë vokale, ku ai ka dhënë kualitete të vlerësueshme.