E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australi, lind macja me dy fytyra

Australi- Një kafshë jo normale ka ardhur në jetë në Perth të Australisë. Një mace ka lindur katër kotele, kur njeri prej ishte me një trup dhe dy fytyra. Veterineri që ka marrë në dorëzim mjekimin e maces, ka thënë se pikerisht nëna e mackave te vogla ka patur komplikacione që para se të lindte.

“Macja e sapo lindur ushqehet vetem me njeren prej gojeve, pasi tjetra ka pak probleme”, tha i zoti i saj, ndërsa shtoi se “kotelen e vogël e ushqejmë dy herë”.

“Kam pare mace me dy koka dhe katër kembe, por asnjehere një gjë të tillë. Të dyja fytyrat janë të vendosura në një kohe, ne nje trup dhe duket se deri tani nuk ka probleme per macen e vogel.”, tha veterineri.

Kotelja nuk ka ende një emer, por i zoti ka menduar që ta quaje Modo. Veterineri që ka asistuar gjatë lindjes së maces, bën të ditur se pozitiv është fakti se maceja lehone duke u përmirësuar, pasi gjendja e saj nuk ishte aspak e mirë deri në lindje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›