E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sorbët protesojnë në Mitrovicë kundër EULEX

Mitrovicë-Qindra serbë në veri të Kosovës kanë bllokuar sot për një orë rrugën nga Zubinpoto në drejtim të pikës kufitare me Serbinë. Protesta e tyre erdhi në shenjë kundërshtimi për kontrollin e automjeteve dhe dokumentacioneve në kufi nga ana e komponentës së EULEX-it. Ndërkaq në komunën e Shtërpcës kanë protestuar kundër simboleve të Republikës së Kosovës.

"Një bllokim në rrugë në formë të protestës është raportuar sot rreth orës 8, në rrugën magjistrale të Zubin Potokut, në drejtim të pikës kufitare Kosovë Serbi, përkatësisht pika 31", thuhet në një njoftim të policisë. Protesta ka qenë e qetë dhe ka përfunduar rreth orës 13:50 pa asnjë eksces.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›