E Diel, 1 Nëntor 2026

Australi, nuk ka ende një shumicë të mjaftueshme të votave


Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Australi, nuk dihet ende fituesi i zgjedhjeve. Sipas llogaritjeve të televizionit australian në bazë të rreth 75 për qind të votave të numëruara, asnjë nga dyja partitë e mëdha nuk ka fituar një shumicë absolute. Kryeministrja e ngarkuar përkohësisht në këtë post Julia Gillard tha se mund të zgjasë disa ditë deri në arritjen e një rezultati përfundimtar. - Gillard kishte rrëzuar nga posti i kryeministrit para dy muajsh shokun e saj nga Partia Laburiste, Kevin Rudd, për shkak të konflikteve të krijuara brenda partisë dhe pastaj shpalli zgjedhjet e parakohshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›