E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkumbini sot ndeshja me Kastriotin

Ekipi i Shkumbinit do të përballet sot me Kastriotin për ndeshjen e javës së parë të Superligës që do zhvillohet në "Qemal Stafa" në orën 19:00.
Shkumbini këtë sezon me ardhjen e presidentit Ylli Ndroqi ka objektiva madhore për kampionatin e futbollit, ku primare është fitimi një trofeu të rëndësishëm dhe pjesmarrja në Kupat e Europës.
Me ardhjen e zotit Ndroqi, Shkumbini këtë sezon ka qenë një ndër ekipet më aktive në merkato.
Kështu me ekipin e Shkumbinit këtë sezon do të luajnë emrat më të spikatur të kampionatit shqiptar si portieri Elvis Kotorri që sezonin e shkuar arriti të shpallej kampion, ish portieri dinamovit do të mbajë shiritin e kapitenit këtë sezon për skuadrën e Shkumbinit. Ndërkohë gjatë markatos verore zoti Ndroqi ka afruar në skuadër dhe lojtarë të klasit të larte si Arlind Nora, Bledar Mancaku, Bekim Kuli , Emilano Veliaj , Vrapi Grizha dhe shumë lojtarë të tjerë të cilët nën siglën e kompanisë "Yldon" premtojnë majat e futbollit shqiptar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›