E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australi, përmbytje dhe rrugë të bllokuara nga cikloni

Cikloni tropical Olga vazhdon të godasë me reshje të dendura shiu përgjatë gjithë zonës veriore të Queenslandit, në Australi. Reshjet e vazhdueshme kanë bllokuar rrugët kryesore dhe ekziston frika se niveli i përmbytjeve në qytete të tilla si Mackay, Airlie Beach dhe Toënsville në Queenslandin verior, mund të rritet edhe më tepër. Situata problemattike paraqitet edhe në destinacionet turistike të tilla si Gold Coast dhe Sunshine Gold. Gjatë 24 orëve të fundit, në disa zona të Queenslandit janë regjistruar 330 milimetra shi, ndërsa shumë prej banorëve kanë patur probleme me mjetet e tyre të lundrimit. Pasoja të rënduara të erozionit janë vënë re përgjatë bregdetit, ndërsa janë regjistruar shtrëngata të forta dhe dallgë deri në 1.8 metra. Autoritetet australiane kanë dhënë alarmin për të patur kujdes nga moti i keq , sidomos në zonat e prekura më tepër nga pasojat e reshjeve. Shumë anije peshkimi dhe varka janë shkatërruar nga forca e detit, ndërsa shumë toka bujqësore janë përmbytur. Edhe shtëpitë e shumë banorëve kanë pësuar dëme të konsiderueshme, ndërsa nga erërat e forta janë thyer trungje pemesh. Situata do të vazhdojë të mbtetet e pafavorshme të paktën deri të shtunën, saktësojnë autoritetet meteorologjike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›