Jeremiç: Nuk ka rrezik për zbatimin e planit të Faith në veri
Në një intervistë dhënë për të përditshmen serbe "Politika", ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, komentoi ndalimin dhe dëbimin e disa zyrtarëve të lartë serbë nga Kosova, që kishin hyrë pa marrë leje nga autoritetet përkatëse. Gjithashtu, Jeremiç komentoi edhe paralajmërimin e Zyrës Civile Ndërkombëtare për zbatimin e strategjisë për integrimin e pjesës veriore të Kosovës. Përsa i përket ndalimit dhe dëbimit të zyrtarëve serbë nga Kosova, shefi i diplomacisë serbe e konsideron atë si "shenjë të rritjes së nervozizmit në Prishtinë", në një moment kur po afrohet koha që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë të marrë vendimin lidhur me vlefshmërinë e shpalljes së pavarësisë nga ana e Kosovës, edhe pse vendimi nuk është obligativ. "Ajo që mund të bëjmë ne në planin diplomatik, është të protestojmë në mënyrë të ashpër të faktori ndërkombëtar përkatës sa here që shkelet Rezoluta 1244 dhe vihen në dyshim vlerat bazë civile, sikurse është e tillë liria e lëvizjes", thotë Jeremiç. Pyetjes, nëse pas planit të Piter Feithit për integrimin e pjesës veriore të Kosovës qëndron Bashkimi Europian dhe nëse Serbia duhet t'i kërkojë BE-së shpjegime lidhur me këtë, ministri i Jashtëm i Serbisë i dha një përgjigje, duke thënë se : "BE-ja ka përdorur një formulim të tillë që tregon se ajo nuk e përkrah këtë plan".
Duke qenë se BE-ja është shprehur kështu, mendoj se nuk ekziston ndonjë rrezik nga ndonjë përpjekje për zbatimin e këtij plani, pasi mbrapa tij nuk qëndron KFOR-i. Ne do ta vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë me organizatat ndërkombëtare që operojnë në krahinën e Kosovës në përputhje me vendimet e KS-së, por Zyra Civile Ndërkombëtare nuk është njëra prej tyre", tha Jeremiç. Për Piter Faith, për postin e tij si shefi i zyrës civile ndërkombëtare në Prishtinë, Jeremiç tha se ai nuk është i ligjshëm , ndërsa si përfaqësues i posaçëm i BE-së, është i ligjshëm. Që nga fillimi, kemi thënë se fakti që ai kryen dy funksione në të njëjtën kohë, do të sillte komplikime dhe pikërisht kjo ndodhi", vuri ne dukje shefi i diplomacisë serbe.