E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australi, policia në kërkim të Vasilkoviç

Policia australiane është vënë në ndjekje të Dragan Vasilkoviç, ish-paraushtaraku serb i kërkuar nga Kroacia për krime lufte.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat ballkanase, sipas të cilave Vasilkoviç u hodh në arrati pas vendimit të Gjykatës së Lartë për ta ekstraduar në Kroaci.
Vasilkoviç, i njohur ndryshe si kapiten Dragani, akuzohet nga gjykata e Zagrebit për krime luftë të kryera ndaj ushtarëve dhe civilëve kroatë të zënë rob në vitin 1992 në Knin.
Ai u arrestua në vitin 2006 në Australi, ku kishte fituar nënshtetësinë dhe jetuar për ca kohë me emrin Daniel Sneden.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›