E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tensionohen marrëdhëniet mes Koreve

Skuadrat e shpëtimit të Koresë Jugore kanë pezulluar përpjekjet e tyre për të kërkuar marinarët e tyre të zhdukur në luftanijet e fundosura. Shkak kanë qenë kushtet e këqija atmosferike. Marrëdhëniet në mes të këtyre dy shteteve janë tensionuar për shkak të këtij skandali.

Kërkimet kanë vazhduar pas mbytjes se marinarëve me kërkimet e mbeturinave të anijeve në Cheonan, përmbytja e të cilëve kishte ndodhur afër ishullit Baengnyeong, afër kufirit të Koresë Veriore, për shkak të motit të ligë.

46 marinarë janë zhdukur, pas një eksplodimi që ndau në dysh anijen të premten e kaluar.

Ministri tha se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një minë e vendosur nga Koreja Veriore.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes në Seul tha, për agjencinë e lajmeve Yonhap, se valët në vendin ku ka ndodhur tragjedia kanë qenë rreth dy metra të larta dhe ka pasur një erë të fortë.

“Përkohësisht jemi të detyruar për të pezulluar operacionin. Ne nuk mund të afrohemi afër anijeve në kushte të këtilla”, tha Won Tae-Jae.

Thellësia ku gjenden të vdekurit është dyfish më e lartë, ndërkaq ka shtypje edhe brenda ujit. Yonhap tha se për shkak të kësaj, dy ushtarë kanë shkuar në spital.

Të martën, zëdhënësi i marinës tha se zhytësit ishin duke punuar, “por për shkak të kushteve të ambientit”, ata nuk kanë qenë në gjendje të shohin pastër në ujë.
“Qëllimi jonë është që të gjejmë anijet dhe ndonjë të mbijetuar, por për momentin është shumë e vështirë të arrihet kjo”, tha ai.

Alarm ushtarak

58 anëtarë të ekuipazhit janë shpëtuar nga fundosja e anijes 1200 tonë “Cheonan”. Zyrtarët thonë se të tjerët që kanë mbijetuar kanë qenë në kabinat e sigurta, ndërkaq oksigjeni ka depërtuar nëpërmes të çarave të anijes, që rrit shpresat se mund të ketë edhe ndonjë të mbijetuar.

Zhytësit, të cilët kanë arritur të anija të hënën, raportohet se nuk kanë dëgjuar asnjë përgjigje kur ata kanë trokitur në trupin e anijes. Më shumë se 40 anije jug-koreane dhe zhytës amerikanë kanë përfshirë në këtë program shpëtimi.

Presidenti jug-korean, Lee Myung-Bak, ka vizituar vendin e anijes së mbytur të martën dhe ka dhënë një urdhër ushtarak duke thënë: “Përderisa fundosja ka ndodhur në vijën e parë, atëherë ushtria duhet të jetë e gatshme për të lëvizur drejt Koresë Veriore”.

Zyrtarët qeveritarë po ashtu kanë thënë se nuk do t’i ulin tensionet aq lehtë për anijen ushtarake të fundosur.

Ministri i Mbrojtjes, Kim Tae-Young, ka thënë se eksplozivi mund të jetë shkaktuar nga ndonjë minë e vendosur nga Koreja Veriore gjatë Luftës së Koreve të viteve 1950-53 – apo me qëllim është vendosur nga ndonjë zhytës i Koresë komuniste që anijet të takohen në të.

Shefi i stafit të marinës, Kim Sung-Chan, ka thënë se dhoma ku ka pasur armatim anija nuk ka shpërthyer dhe “anija është thyer në dy pjesë për shkak të presionit të jashtëm të eksplodimit”, ka shkruar sot agjencia e lajmeve AFP.

Por, shumica e ushtarakëve kanë thënë se shkaku kryesor mund të dihet pasi të nxirret anija nga uji.

Penjani nuk ka bërë ndonjë koment zyrtar për incidentin.

Ata nuk pajtohen për kufirin detar, i njohur me emrin “Vija Kufizuese Veriore, e cila ishte ndarë njëanshëm nga udhëheqësi amerikan i Kombeve të Bashkuar gjatë luftës së Koreve dhe për një kohë ky kufi ka qenë një pikë vdekjeprurëse në mes të dy marinave detare të Koresë Jugore dhe asaj Veriore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›