Fier, aksidenti, plagoset rëndë një 8-vjecar
FIER- Një fëmijë 8-vjeç është aksidentuar rëndë nga një automjet me targa të Fierit që lëvizte me shpejtësi në aksin Fier- Seman. Mjeti me targa FR 30-41 B që drejtohej nga 45 vjecari Nikolla Hoxha në momentin që po kalontë në vendin e quajtur "Kthesa e Pojanit" ka përplasur fëmijën me inicialet E.S, banor i fshatit Ndërmënas të Fierit.
Drejtuesi i mjetit nuk e ka shmangur dot përplasjen dhe fëmija ka përfunduar në kanalin buzë rrugës. Më pas, ai e ka dërguar në spital, por mjekët e kanë drejtuar drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rëndë në të cilën ndodhej. Policia nga ana e saj ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit, ndërsa mendohet se shkak i aksidnetit është bërë shpejtësia tej normave dhe gjendja e alkolizuar e drejtuesit të mjetit.
(m.a/News24/BalkanWeb)