E Shtunë, 31 Tetor 2026

Labus: Kosova do t'i bashkohet Shqipërisë brenda 10 vjetësh

Brenda dhjetë vjetësh Kosova do t'i bashkohet Shqipërisë. Kështu është shprehur ish-Zëvendëskryeministër i Serbisë dhe Lider i partisë G17 Miroljub Labus për të përditshmen serb "Kurir". Sipas tij kur të ndodh ky bashkim mos njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia nuk do të ketë më rëndësi.
"Kosova për dhjetë vjet do t'i bashkohet Shqipërisë. Më mirë është për Serbinë që të bashkëpunojë me Kosovën, por jo edhe ta njohë. Megjithëse, pas dhjetë vjetësh, kur ajo t'i bashkohet Shqipërisë, çështja e njohjes do të bëhet jo e rëndësishme", ka thënë Labus, për të përditshmen serb "Kurir".
Ai gjithashtu ka theksuar se Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina do të shthuren si shtete.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›