Kryeministri Thaçi konfirmon emrat e 7 ministrave të rinj
Kryeministri Hashim Thaçi konfirmoi emrat e ministrave të sapo emëruar në qeverinë e Kosovës. Ata do jenë: Edita Tahiri, ministre e Administratës Publike, Besim Beqaj, ministër i Integrimeve Evropiane, Bajram Rexhepi ministër i Punëve të Brendshme, Blerand Stavileci ministër i Bujqësisë, Bujar Bukoshi ministër i Shëndetësisë, Haki Demolli ministër i Drejtësisë dhe Lutfi Haziri ministër i Kulturës.
Sipas këtij vendimi, nga qeveria largohen ministrat: Arsim Bajrami, Idriz Vehapi, Zenun Pajaziti, Alush Gashi, Nekibe Kelmendi dhe Valton Beqiri. Kryeministri Thaçi gjithashtu deklaroi se mbledhja e parë e qeverisë në përbërjen e re do të thirret të premten.