E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi Rama-Berisha inkurajues

Ambasadorja e Francës e akredituar në vendin tonë, Christine Moro u shpreh sot nga qyteti i Beratit se e sheh si njw shenjë ingurajuese takimin e kreut të mazhorancës, Sali Berisha me atë të opozitës Edi Rama, dialog i cili sipas saj duhet të vazhdojnë për të siguruar emrin e kreut të ri të shtetit. Ambasadoria Moro ishte sot në qytetin e Beratit ku është duke u zhvilluar një tyrezë pune europiane mbi urbanizimin trashwgimor dhe peisazh, ku Berati është shembulli më i mirë. E pyetur në lidhje me situatën politike në vend, takimin mes kreut të maxhorancës Sali Berisha dhe atë të opozitës Edi Rama ambasadorja franzeze Moro u shpreh se  “e shoh si një shenjë inkurajuese. Shpresojmë që dialogu mes forcave politike të vazhdojë për të siguruar në këtë mënyrë emrin e ri të kreut të shtetit. Zgjedhja duhet të bëhet në përputhje me vullnetin e të gjitha forcave politike në vend”. 
Ajo u ndal gjithashtu dhe në lidhje me ecjen e reformave në vend duke pohuar se reformat e kodit zgjedhor duhet të vazhdojnë me qëllim që të mbarojnë në afatin e duhur sipas rekomandimeve të Bashkimit Europian. Bashkia e Beratit dhe Shoqata Kombëtare franceze e Qyteteve, Vendeve të Artit dhe Historisë dhe të Qyteteve me Sektorë në Ruajtje dhe në Mbrojtje, organizojnë një tryezë europiane pune në qytetin e Beratit, gjatë të cilës asiston ambasadorja franceze. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›