E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipti ne feste pas denimit te Mubarak

Egjiptianët në sheshin Tahrir të Kajros kanë festuar vendimin për burgim të përjetshëm ndaj ish presidentit egjiptian Hosni Mubarak për rolin e tij në vrasjen e protestuesve gjatë revolucionit të një viti më parë.
Egjiptianët në sheshin Tahrir të Kajros kanë festuar vendimin për burgim të përjetshëm ndaj ish presidentit egjiptian Hosni Mubarak për rolin e tij në vrasjen e protestuesve gjatë revolucionit të një viti më parë. Mubarak dhe ish ministri i Brendshëm u dënuan të dy me burgim të përjetshëm për bashkëpunim në vrasjen e 850 protestuesve, në revoltat që i dhanë fund dhe pushtetit të tij 30 vjeçar. Por ata të cilët kishin kërkuar dënimin e tij me vdekje u zhgënjyen nga dënimi me burg, ndërsa mbështetësit e Mubarak e kanë cilësuar si një gjyq politik. Zhgënjim ka pasur dhe për faktin se dy djemtë e Mubarak shpëtuan lehtë nga procesi gjyqësor në të cilin ishin përfshirë. Gjyqi i cili u shfaq në transmetim direkt nga televizioni shtetëror egjiptian, ishte i pari kundër një lideri arab që përballej me akuza për vrasje masive. Por pavarësisht festimeve nëpër rrugët e vendit për këtë vendim ende ka nga ata njerëz të cilët ndjejnë simpati për ish-presidentin e tyre dhe mendojnë se ai duhet ët shpallej i pafajshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›