Publikohen foto te masakres ne Siri
Një uebsajt i qeverisë amerikane ka publikuar ato që janë cilësuar si prova fotografike të varreve masive por dhe të sulmeve mbi civilët nga forcat e qeverisë siriane. Uebsajti i cili drejtohet nga zyra e Departamentit amerikan të shtetit, ka publikuar një seri fotografish, që janë bërë në fillim të javës nga një satelit, dhe që tregojnë atë që është identifikuar si nëj varr masiv në Hula të Sirirsë. Gjithashtu tregohen dhe gropa të hapura nga artileria e rëndë në zona të banuara nga civilë, pranë një qyteti të quajtur Atarib. Po aty mund të shohen dhe artileri të rënda të cilat janë vendosur pranë tre qyteteve në Siri si dhe sulme nga helikopterët pranë qyteteve të Shairat dhe Homs. Zëdhënësi I departamentit amerikan të shtetit, Mark Toner është shprehur se qëllimi i publikim,it të këtyre fotografive ishte që sirianët të vihen në dijeni të saj që po ndodh në vendin e tyre. Më shumë se 100 burra, grad he fëmijë u masakruan një javë më parë në Hula, pjesa më e madhe e tyre ishin ekzekutuar me armë zjarri, ndërsa të tjerët ishin therur. Damasku zyrtar ka fajësuar opozitën, të cilën Asad ka 14 muaj që po përpiqet të shtypë, duke vrarë më shumë se 10 mijë njerëz gjatë kësaj kohe, shifra këto të dhëna nga Kombet e Bashkuara. Rusia, e cila ka përdorur veton e saj për të parandaluar vendosjen e sanksioneve ndaj Sirisë nga ana e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka fajësuar militantët islamikë për masakrën e Hulas.