Australi, triumfon Stoner
Kejsi Stoner ka fituar çmimin
e Australisë në klasin MotoGP.
Australiani i Dukatit ka lënë
pas Yamahan e Valentino Rosit, i
cili u nis keq, por ka rikuperuar
dhe ka kaluar Niki Hajden, pikërisht
në xhiron e fundit. I katërti
Lorenco, i shtati Andrea Doviciozo,
që është tashmë në garën për
vendin e katërt pas një rikuperimi
nga vendet e fundit. Stoner, në
fitoren e pestë sezonale, ka bërë
një garë nga të tijat, një nga ata
që vitin e kaluar e kanë bërë të
madh. Ka marrë komandën në
nisje, ka kontrolluar xhirot e para
dhe është arratisur. Pranë tij ka
mbetur vetëm Niki Hajden, por
më pas amerikani i Hondës nuk
ka mundur ta ndjekë deri në
fund, pasi Stoner është shkëputur.
Ndërsa Rosit i është dashur
të bëjë një luftë të ashpër kundër
Toseland dhe Lorencos. Por kur
ka mundur të fitojë ndaj këtyre të
dyve, më pas ka fluturuar drejt
kreut, ku ka mundur të rikuperojë
deri në vendin e dytë në këtë
garë. Gjithçka e ka kurorëzuar
pikërisht në fillimin e xhiros së
fundit, kur edhe parakaloi Hajdenin.
Amerikani, pasi është parakaluar
nga kampioni i saposhpallur
i botës, është dashur të
kënaqet vetëm me vendin e tretë
në pod, që gjithsesi ishte një rezultat
jo i keq. Në vendin e katërt
e ka mbyllur Lorenco me Yamahan
tjetër, ndërsa Andrea Doviciozo
ka përfunduar në vendin e shtatë.
Garë jo me shumë fat për të
riun e Hondës. Që në fillim ai ka
përfunduar në bar, kur u rifut në
pistë ishte i fundit. Ka rikuperuar
dhe ka luftuar gjatë me Toseland
e Lorencon. Po ka qenë e pamundur
që t‘i parakalonte, megjithatë
ka demonstruar kualitetin e tij të
lartë. Gara e ardhshme do të jetë
pas dy javësh në Sepang.
e Australisë në klasin MotoGP.
Australiani i Dukatit ka lënë
pas Yamahan e Valentino Rosit, i
cili u nis keq, por ka rikuperuar
dhe ka kaluar Niki Hajden, pikërisht
në xhiron e fundit. I katërti
Lorenco, i shtati Andrea Doviciozo,
që është tashmë në garën për
vendin e katërt pas një rikuperimi
nga vendet e fundit. Stoner, në
fitoren e pestë sezonale, ka bërë
një garë nga të tijat, një nga ata
që vitin e kaluar e kanë bërë të
madh. Ka marrë komandën në
nisje, ka kontrolluar xhirot e para
dhe është arratisur. Pranë tij ka
mbetur vetëm Niki Hajden, por
më pas amerikani i Hondës nuk
ka mundur ta ndjekë deri në
fund, pasi Stoner është shkëputur.
Ndërsa Rosit i është dashur
të bëjë një luftë të ashpër kundër
Toseland dhe Lorencos. Por kur
ka mundur të fitojë ndaj këtyre të
dyve, më pas ka fluturuar drejt
kreut, ku ka mundur të rikuperojë
deri në vendin e dytë në këtë
garë. Gjithçka e ka kurorëzuar
pikërisht në fillimin e xhiros së
fundit, kur edhe parakaloi Hajdenin.
Amerikani, pasi është parakaluar
nga kampioni i saposhpallur
i botës, është dashur të
kënaqet vetëm me vendin e tretë
në pod, që gjithsesi ishte një rezultat
jo i keq. Në vendin e katërt
e ka mbyllur Lorenco me Yamahan
tjetër, ndërsa Andrea Doviciozo
ka përfunduar në vendin e shtatë.
Garë jo me shumë fat për të
riun e Hondës. Që në fillim ai ka
përfunduar në bar, kur u rifut në
pistë ishte i fundit. Ka rikuperuar
dhe ka luftuar gjatë me Toseland
e Lorencon. Po ka qenë e pamundur
që t‘i parakalonte, megjithatë
ka demonstruar kualitetin e tij të
lartë. Gara e ardhshme do të jetë
pas dy javësh në Sepang.