Australi, zgjerohet harta e përmbytjeve

Krerët e qytetit kanë paralajmëruar se 6 500 shtëpi dhe biznese do të përmbyten.
Ujërat po ngrihen shpejt; një zyrtar lokal tha se ka parë të ngrihet niveli i lumit me 1.5 metër në vetëm një orë.
Zyrtarë të lartë të shtetit theksojnë se këto janë përmbytjet më të mëdha prej dekadash. Në Toowoomba, në perëndim të Brisbane, përmbytjet e menjëhershme vranë të paktën shtatë persona dhe të paktën 70 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Të paktën dy prej viktimave janë fëmijë, dhe kryeministrja e Australisë, Xhulia Gillard ka paralajmëruar se numri i viktimave me shumë mundësi do të rritet.
Të paktën 200 mijë persona janë prekur nga këto përmbytje, të cilat kanë shkaktuar miliarda dollar dëme.
/Start/F.Prroni/
2011-01-11 09:29
[