E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bullgari, Kontejner radioaktiv në fabrikën e ushqimit për kafshët

SOFJE- Policia bullgare zbuloi një kontejner radioaktiv prej plumbi, me përmbajtje ceziumi, në një fabrikë për prodhimin e ushqimeve për kafshët, në afërsi të
qytetit Asenovgrad.
Policia shtoi se kontejneri prej ceziumi, me peshë 190 kilogramë, kishte mbërritur nga Ukraina.
Ende nuk bëhet e ditur mënyra sesi kontejneri radioaktiv ka kaluar kontrollet doganore gjatë hyrjes në Bullgari.
Ceziumi përdoret për përpunimin e fotokatodave për aparatet fotografike, ndërsa ceziumi-137 radionukleoid shfrytëzohet në radioterapi.
Policia bullgare theksoi se janë arrestuar tre persona me dyshimin se janë pronarë të kontejnerit radioaktiv.
Asenovgradi ndodhet në pjesën jugore të Bullgarisë.

(d.b/MIA/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›