Hungaria kërkonzgjidhje për Rumaninëdhe Bullgarinë
PARIS- Presidenca hungareze e Bashkimit Evropian do të bëjë ç'është e mundur për anëtarësimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në hapësirën Shengen, sipas premtimit që ka bërë, pavarësisht kundërshtimit të Parisit dhe Berlinit, njoftoi sot shefi i diplomacisë hungareze, Janos Martonyi.
"Ka një prioritet. Është zgjerimi i zonës Shengen me Bullgarinë dhe Rumaninë", deklaroi në një konferencë shtypi në Paris, Martonyi, i cili ndodhej në Paris për të drejtuar një ceremoni me rastin e fillimit presidencës hungareze, në prani të ministrit të Jashtëm Evropian, Laurent Wauquiez.
"Është një situatë që kërkon elasticitet dhe zotësinë diplomatike të presidencës hungareze", deklaroi Martonyi, duke theksuar se ajo do të përpiqet të gjejë një kompromis.
Ministri bëri të ditur se kushtet për anëtarësimin në Shengen janë plotësuar nga Rumania, sipas Komisionit Evropian dhe se mbeten ende disa probleme për Bullgarinë. "Nëse kriteret e anëtarësimit përmbushen, ato janë të qarta: duhet të ecet përpara", deklaroi ai duke shtuar se parashikon ta trajtojë çështjen me kolegët francezë dhe gjermanë. "I mbetemi prioritetit tonë, sepse ky është premtimi që u kemi bërë miqve bullgarë dhe rumunë", shtoi ai.
Disa diplomatë evropianë në Bruksel kanë bërë të ditur se dy vendet nuk do të integrohen në hapësirën Shengen përpara fundit të marsit, siç parashikojnë liderët e tyre, sepse raportet e vlerësimit për kontrollet e kufijve të tyre janë negative.
(m.a/ata/BalkanWeb)