E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkup, aeroportihapet për fluturimepor jo për aterime

SHKUP- Aeroporti "Aleksandri i Madh" është hapur sot për fluturime, ndërsa mbetet i mbyllur për aterime për shkak të dukshmërisë së zvogëluar nga mjegulla e dendur.

Nga aeroporti informojnë se normalizimi i qarkullimit në të dy drejtimet pritet të bëhet rreth orës 12:00 të mesditës së sotme.

Aeroporti dje u mbyll për qarkullim për shkak të mjegullës së dendur. U anuluan fluturimet për në Vjenë, Budapest, Zagreb, Beograd, Podgoricë dhe Bursë, ndërsa nuk ishte i mundshëm as aterimi i aeroplanëve. Një pejsë e tyre ktheheshin, ndërsa një pjesë drejtoheshin drejt aeroportit të Ohrit.
(s.g/Mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›