Maqedoniashënon 20 vjetorine pluralizmit
SHKUP- Në Maqedoni shënohet 20 vjetori i mbledhjes së parë të parlamentit pluralist. Në një seancë solemne do të marrin pjesë zyrtarët më të lartë të vendit. Me këtë ngjarje fillojnë edhe shënimet për 20 vjetorin e pavarësisë të Maqedonisë.
Mbledhja e parë e parlamentit pluralist të Maqedonisë u zhvillua më 8 janar të vitit 1991. Mbledhja zhvillohej pas zgjedhjeve të para pluraliste të cilat u zhvilluan disa muaj më herët në nëntor.
Puna e parlamentit të parë të Maqedonisë vendosi rrugën mbi të cilën do të ecte vendi, rrugë e cila jo domosdoshmërish ishte më e duhura.
Pikërisht parlamenti i parë pluralist ndikoi që të arrihet pavarësia e vendit duke shpallur referendumin për shkëputjen nga Jugosllavia, por miratoi edhe kushtetutën e parë e cila më vonë u konsiderua si e diskutueshme dhe burim i tensioneve ndër etnike.
Parlamenti i parë para 20 vjetësh gjithashtu miratoi edhe himnin dhe flamurin e vendit, i cili pas presionit grek pas disa vitesh u ndërrua.
Deputetët e asaj përbërje të kuvendit zgjodhën edhe qeverinë e parë dhe presidentin e parë të Maqedonisë së pavarur, për herë të parë në historinë e saj.
Por pas dy dekadash pluralizëm ende shtrohen dilema se sa është demokratizuar vendi.
Në parlamentin e asaj kohe kishte 17 deputetë shqiptarë të Partisë për Prosperitet Demokratik.
Lideri i partisë ishte Abdyraman Haliti, i cili sot është tërhequr nga jeta politike dhe nga distanca kohore thotë se klasa politike e atëhershme nuk ishte largpamëse sa duhet.
"Klasa politike e atëhershme të kishte qenë më largpamëse me siguri që zhvillimeve politike do t'u jepte një kahje tjetër fare dhe nuk do të bazohej në përvoja dhe standarde ndërkombëtare, por do të ndërtonte standarde autentike që do t'i shëronin plagët këtu në Maqedoni."- deklaroi per BBC-ne zoti Haliti.
(bbc/BalkanWeb)