E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prandeli: Juve e Inter janë mirë

Trajneri i Italisë, Çezare Prandeli, mendon se Interi do të bëjë një sezon shumë të mirë futbollistik. "Inter-Juve ishte një ndeshje që i dha një kuptim punës së të dyja skuadrave. I dha konfirmimin Juves, por gjithashtu tregoi që zikaltrit janë në rrugë të drejtë. Ekipi i Maxarrit ka cilësi, sasi, dhunti fizike dhe rregull. Mund të luftojë deri në fund për titullin kampion. Tifozët më duan në stolin e Italisë? Kjo më sjell shumë kënaqësi. Ne jemi përpjekur që të bëjmë diçka të mirë", - përfundoi Prandeli.
(a.k/E.Ilnica/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›