E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australia, ngre normën bazë të interesit

Australia ka rritur normën e saj kryesore me interes në 3,25% nga 3% që ishte, duke u bërë vendi i parë i G20-ës që e bën një gjë të tillë, në një kohë që ekonomia globale ka nisur të rimëkëmbet. Ky veprim i ndërmarë nga Banka Qendrore, nuk ishte i papritur, pasi ekonomia australiane ishte e vetmja ne botën e zhvilluar që u zgjerua në gjysmën e parë të vitit 2009-të. Në fakt, Australia arriti të shmangë recesionin ekonomik, vetëm duke parë kontratën ekonomike në tremujorin e fundit të vitit 2008. Qeveria australiane e ka ndihmuar ekonominë me stimulimin e shpenzimeve të mëdha. Ajo ka shpenzuar 42 miliardë dollarë australianë në skema që përfshijnë të holla për pensionistët dhe për familjet me të ardhura të mesme dhe të ulëta, por edhe për një sërë projektesh që lidhen me infrastrukturën. Një gjë e tillë ka ndihmuar në rritjen e ekonomisë, me 0.4 % në tremujorin e parë të këtij viti, dhe me 0.6% në të dytin, duke marrë veten pas tkurrjes prej 0,5% në mes periudhës tetor-dhjetor 2008. Sipas ekspertëve të Bankës australiane të Rezervës, lëvizjet e ndërmara nga ku institucion do të jenë graduale, nga një normë prej 3 %, në 4 %. Interesat bankare në Australi kanë qënë më të larta, sesa në shumicën e vendeve të tjera perëndimore. Sipas agjensive të lajmeve, rritja me një çerek përqindi, erdhi pas statistikave inkurajuese për ekonominë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›