Presidenti çeçen Kadyrov shpallet i pafajshëm për vrasjen e Estemirovës
Presidenti çeçen, Ramzan Kadyrov fitoi sot një proces gjyqësor kundër një grupi të rëndësishëm rus për të drejtat e njeriut, që u urdhërua t'i paguante atij një dëm simbolik pasi e akuzoi se kishte lidhje me vrasjen e njërës prej aktivisteve të grupit.
Natalia Estemirova, e cila punonte për grupin e të drejtave të njeriut "Memorial", u rrëmbye pranë apartamentit të saj në Çeçeni më 15 korrik, u vra me armë zjarri dhe trupi i saj ishte lënë në një zonë në rajonin fqinj, Ingusheti.
Kadyrov kishte kërkuar 316 100 dollarë dëmshpërblim nga drejtori i "Memorial" Oleg Orlov, i cili publikoi një deklaratë ku shprehej se presidenti çeçen kishte lidhje me vrasjen e Estemirovës.
"Gjykata vendosi që pjesërisht të padinë e Kadyrovit kundër grupit të të drejtave të njeriut "Memorial" dhe drejtorit të tij", deklaroi gjykata e distriktit Tverskoi të Moskës.
Gjykata deklaroi se "Memorial" duhet ti paguajë Kadyrovit 1 677 dollarë dëmshpërblim dhe Orlovi një shumë shtesë prej 670 dollarësh. Orlov duhet gjithashtu të mbrohet nga akuzat e bëra në drejtim të tij