E Diel, 1 Nëntor 2026

Gj. Kushtetuese hedh poshtë marrëveshjen me Greqinë

“Në projekt-marrëveshjen në fjalë, konstatohen shkelje procedurale dhe substanciale që bien në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën e Tretë Ndërkombëtare të OKB-së, për të Drejtën e Detit të vitit 1982. Ndërkohë që vendimi i arsyetuar i kësaj Gjykate, do të vihet në dispozicion në një kohë tjetër”, citohet ndër të tjerash në njoftimin e sotëm për shtyp të kësaj Gjykate. Marrëveshja u debatua gjatë midis kundërshtarëve dhe atyre që e mbrojtën, por tashmë Gjykata i ka dhënë një tjetër drejtim, asaj që u quajt “falje e detit” për Greqinë. Megjithatë, kur Gjykata të publikojë vendimin e saj, do të shihet konkretisht se si di të procedohet më tej.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›