Australian Open Andy Murray ne cerekfinale

Andy Murray ka siguruar cerekfinalet e Australian Open, pasi fitoi në tre sete austriakun Juergen Melzer. Tenisti skocez i cili vitin e shkuar u eliminua pas humjes me Roger Federer zhvilloi lojën më të bukur në turneun e parë Grand Slam të vitit,. Murray dominoi të gjithë ndeshjen dhe e mbylli atë me sukses në 1 orë e 44 minuta.
Në cerekfinale numri pesë i botës në renditjen e përgjithshme do të përballet me ukrainasin Alexandr Dolgopolov, i cili është dhe surpriza e këtij sezoni në Australian Open, pasi eliminoi suedezin Robin Soderling pas fitores 3-2 me sete. Humbje e paparashikuar e tenistit që mban vendin e katërt në renditje botërore, i cili është dorëzuar përpara të panjohurit Dolgopolov i cili ka hyrë në hisotri si ukrainasi i parë që arrin në cerekfinalet e një turneu Grand Slam.
Asnjë surprizë në ditën e tetë të turneut australian për femra. Numri dy i botës, rusja Vera Zvonareva është kualfikuar për në raundin tjetër pasi mundi në dy sete (6-4, 6-1) ceken Iveta Benesova. Tenistja nga Moska humbi finalet e dy turneve Grand Slam në vitin e shkuar atë të Ëimbledon dhe U.S. Open, ndërsa shihet si favorite për të triumfuar në turneun që po zhvillohet në Australi.
Nertan Prifti