Irlande te merkuren zgjedhjet per kreun e Fianna Fail

Gara për udhëheqjen e partisë Fianna Fail në Irlandë do të mbahet të mërkurën (26 janar) dhe ish-ministri i jashtëm Michael Martin shihet si një ndër favoritët kryesore për të fituar garën. Kryeministri i Irlandës Ministri Brian Cowen nuk i bëri ballë presionit të anëtarëve të partisë së tij dhe dha dorëheqjen të shtunën pavarësisht se kishte mbijetuar votës së mosbesimit.
Cowen tha se do të vazhdojë të shërbejë si kryeministër deri në zgjedhjet e 11 marsit. Martin doli publikisht kundër Cowen para votimit të fshehtë brenda e kur Cowen fitoi, Martin u largua nga qeveria.
Një grup deputetësh nga partia në pushtet kanë thënë se do të mbështesin Martin si udhëheqës dhe parashikuesit irlandezë të ‘Pedi Power’ thonë se gjasat që Martin të marrë drejtimin e partisë janë 1/16. Të tjerë pretendues të mundshëm janë Ministri i Financave Brian Lenihan dhe Ministri i Turizmit Mary Hanafin për të cilët shanset përllogariten 10/1 dhe 12/1, respektivisht.
Por analistët paralajmërojnë se fitortja ka të ngjarë të rezultojë e hidhur pasi Fianna Fail, partia që për dy dekada ka qenë në pushtet në irlandë rrezikon të huimbasë më shumë se gjysmën e 74 vendeve në parlament, sipas sondazheve të opinionit publik.
Sondazhet e opinionit sugjerojnë formimin e një koalicioni të partisë së qendrës së djathtë Fine Gael dhe qendrës së majtë, Partia Laburiste në qeverinë e ardhshme.