Australian Open Federer kalon ne gjysmefinale

Roger Federer vazhdon bindshëm rrugën drejt titullit në turneun e parë Grand Slam të vitit Australian Open, pasi ka arritur të kualifikohet për në cerkefinale duke mundur 3-1 me stet spanjollin Tommy Robredo. Zviceriani numri 2 i botës në tenisin për meshkuj e nisi ndeshjen shumë mirë, por humbi setin e dytë, duke ia vështirësuar punën vetes. Gjithsesi, Federer do të vuloste suksesin me fitimin e dy seteve të tjera, ndërsa në çerekfinalet e Australian Open do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Andy Rodick dhe Stanislas Wawrinka.
Vazhdon turneun dhe numri tre i botës Novak Djokovic, i cili ka mundur me lehtësi 3-0 me sete (6-3, 6-4, 6-0) spanjollin Nicolas Almagro. Serbi dominoi të gjithë ndeshjen, duke e mbyllur atgë me sukses vetëm pas 106 minutash lojë.
Në turneun Australian Open për femra, numri një i botës danezja Caroline Wozniacki mundur në dy sete letonezen Anastasija Sevastova duke hedhur një tjetër hap të rëndësishëm drejt titullit kampion. Surpriza vjen nga rusja Maria Sharapova, e cila vazhdon të mos jetë në formën e saj më të mirë, duke i thënë lamtumirë Australian Open pas humbjes në dy sete (6-2, 6-3) nga Andrea Petkovic.
Nertan Prifti