Trazirat shtyjne ndeshjet e futbollit

Ngjarjet e dhunshme në protestën e së premtes kanë ndikuar edhe në futbollin shqiptar, duke shtyre tre ndeshjet e mbetura të javës së 17-të të Supërligës. Ky ka qenë vendimi i bledhjes së fundit të Komitetit Ekzekutiv të Federaës Shqiptare te Futbollit, i cili ka pezulluar deri në një datë të pacaktuar sfidat Elbasani – Dinamo, Shkumbini- Teuta dhe Tirana –Skënderbeu të parashikuara për t’u luajtur të dielën dhe të hënën.
Shkak për këtë vendim drastik të ekzekutivit të Federatës Shqiptare janë bërë ngjarjet e dhunshme në protestën e ditës së premte. “Si pasojë e situatës së krijuar në vend pas ngjarjeve të së premtes dhe frika nga situata të paparashikueshme në stadiume, tre ndeshjet e mbetura të javës së 17-të nuk do të zhvillohen”, lexohet në vendimin e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së. Këto ndeshje do të luhen në një datë tjetër ende të pacaktuar që do të vendoset nga sektori i garave.
Gjithsesi, java e 17-të e Superligës ka zhvilluar tre ndeshjet e saj të para, ku Flamurtari fitoi të premten 2-1 në fushëen e Kastriotit. Vllaznia mundi në “Loro Borici” 2-1 Besën, ndërsa Laci fitoi me të njëjtin rezultat në tranmsfertë kundër Bylis. Azhornuar së fundi ( e diel , 23 janar 2011 )