E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bassong, i lumtur në Tottenham

Nga Express më 27 janar 2011 në ora 18:30

Sebastien Bassong ka insistuar se është i lumtur në Tottenham, pavarësisht konkurrencës së fortë për një vend në formacionin bazë.

Bassong në fillim të sezonit ka qenë anëtar i rregullt në mbrojtjen e skuadrës londineze, por menaxheri Harry Redknapp ka preferuar Michael Dawsonin përkrah William Gallasit, pas rikthimit nga lëndimi të qendërmbrojtësit anglez.

Mirëpo, Bassong ka theksuar se do të mbetet në White Hart Lane. “Do të mbetem në Tottenham, jam i lumtur këtu”, tha ai për Le Figaro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›