Arshavin ka problem

Nga Express më 27 janar 2011 në ora 18:26
Sulmuesi i Arsenalit, Andrei Arshavin ka pranuar se vetëbesimi i tij ka pësuar rënie dhe se ai ka “frikë” të shprehë veten në fushë.
Ylli rus ka qenë hije e vetes së tij në muajt e fundit dhe humbi vendin në formacionin bazë nga Theo Walcott. Ai ka qenë titullar në vetëm një ndeshje të Premierligës nga humbja 1-0 në Manchester United më 13 tetor.
“Kam frikë të marr iniciativë. Kur keni mendime të tilla, vendimi final del të jetë i gabuar. Ju humbni shumë raste. Kjo më ka ndodhur mua në ndeshjet e kaluara”, tha Arshavin për The Sun.