Gerrard kërkon më tepër

Nga Express më 27 janar 2011 në ora 18:28
Steven Gerrard ka sfiduar bashkëlojtarët e tij të Liverpoolit të luftojnë për t’u ngjitur në tabelë, pasi ka pranuar se pozita e shtatë është e “papranueshme”.
Skuadra nga Anfield Road ka kaluar pjesën më të gjatë të këtij sezoni në pjesën e poshtme të tabelës, por ngadalë duket se është ringjallur me menaxherin e ri, Kenny Dalglish.
Fitorja 1-0 ndaj Fulhamit të mërkurën i ngriti ata në pozitën e shtatë. Por, kjo nuk mjafton për Gerrardin. “Ne duam më tepër se e shtata, ajo është e papranueshme në këtë klub”, tha ylli anglez për Sky Sports.