E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australianët votojnë për parlamentin

Melbourne, 21 gusht - Rreth 14 milionë votues australianë do të votojnë sot për anëtarët e rinj të parlamentit. Ndërkohë, sipas sondazheve, pritet që rezultati të jetë i ngushtë ndërmjet Partisë Laburiste, Partisë Liberale dhe asaj Kombëtare. Nga radhët e laburistëve australianë do të kandidojë për herë të parë një grua për postin e kryeministres. 48-vjeçja, Julia Gillard, juriste me profesion, drejton partinë nga qershori, periudhë kjo kur i kërkoi kryeministrit të atëhershëm, Kevin Rudd, që të hiqte dorë nga posti i kreut të partisë. Opozita ka ofruar për postin e kreut të qeverisë ish-gazetarin Toni Abbott. Në Australi votimi është i detyrueshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›