Gjeliq: Vështirë të ndryshohet rezoluta

Beograd, 21 gusht – Zëvendësryeministri i Serbisë, Bozhidar Gjeliq, ka thënë se do të ishte gjë ideale sikur Beogradi të arrinte kompromis me Brukselin në lidhje me rezolutën për Kosovën, në mënyrë që të siguronte shumicën në OKB, por sipas tij, një gjë e tillë është e vështirë të arrihet.
Në një intervistë për të përditshmen Danas ai ka thënë se qëndrimi i vendeve të fuqishme të BE-së vështirë se do të ndryshojë.
Por, ai tha se as vendi i tij nuk do të pranojë të ndërrohet kuptimi i tekstit të rezolutës.
Gjeliq tha që Beogradi nuk po udhëheq politikë të inatit e as nuk po luan me kartën e ndarjes brenda BE-së. Sipas tij, Serbia po bën atë që do të bënte secili shteti në vendin e saj.