E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruevski: Qeveria do të marrë masa për mosrritjen e çmimit të bukës

Shkup, 21 gusht - Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski deklaroi se qeveria që e drejton ai po e përcjell gjendjen me shtrenjtimin e bukës dhe në qoftë se ka nevojë në fazë të caktuar do të dalë me masa, ka raportuar KTV. Sipas Gruevskit, shtrenjtimi i bukës në të gjitha vendet është rezultat i disa fatkeqësive, siç është ajo në Rusi ku një e katërta e të mbjellave me drithëra është djegur, por edhe të fatkeqësive kohore në shtete tjera. "Si rezultat i kësaj çmimi i grurit dhe bukës u rrit në më shumë vende. Po e përcjellim këtë dhe në qoftë se vijmë deri te një situatë të tillë kritike që të duhet të ketë intervenim, gjithsesi se do të dalim me masa, por tani për tani vlerësimi është se duhet të vazhdohet me përcjellje të kujdesshme dhe analizë", tha Gruevski.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›