Hapet centrali i parë bërthamor iranian, në Gjirin Persik

Teheran, 21 gusht - Centrali i parë bërthamor iranian është hapur në qytetin e Bushehrit në Gjirin Persik. Reaktori me ujë të lehtë, i cili është ndërtuar me ndihmën e Rusisë, do të futet në rrjet për disa javë. Deri atëherë nën mbikëqyrjen e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike do të pajiset prej Rusisë me shufra katodike të uraniumit. Sipas qeverisë në Teheran, fillimi i ndërtimit është një sinjal i rëndësishëm politik. Perëndimi dyshon se Republika Islamike nën maskën e përdorimit civil të energjisë bërthamore po punon fshehurazi për prodhimin e armëve bërthamore. Izraeli beson se në një kohë të afërt Irani do të jetë në gjendje për të prodhuar një bombë bërthamore dhe ka kërcënuar në mënyrë të përsëritur për të sulmuar objektet bërthamore iraniane.