Ivanov: Maqedonia në presion për emrin

Shkup, 21 gusht - Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov deklaroi se Maqedonia është nën trysni të fortë për tejkalimin e kontestit me emrin, derisa Greqia është kursyer nga e njëjta. “çështja rreth emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë kërkon durim dhe vëmendje të jashtëzakonshme, që neve na imponohet sa më shpejt të gjendet zgjidhje, si parakusht për integrimet euroatlantike, që aspak nuk është paraparë me marrëveshjen e përkohshme me Greqinë fqinje nga viti 1995, tha Ivanov, në takimin e sotëm me gazetarët në Ohër. Ivanovi me këtë rast përmendi lëshimet e diplomacisë së Maqedonisë në të kaluarën, me ç'rast u ftua në bisedë me eurodeputeten Doris Pak, nga e cila ka marrë informacion se Maqedonia e hedh poshtë ofertën e vitit 1995 që të fillojë procese integruese për anëtarësim në NATO dhe BE nën referencën e përkohshme. Sipas presidentit të vendit, Maqedonia është për zgjidhje, por se me këtë rast shteti duhet të mbajë llogari për dinjitetin e tij, sepse nuk është në pyetje vetëm emri i shtetit, por edhe identiteti.